3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Prapaskenat e prodhimit të Mercedesit sportiv më të bukur ndonjëherë (FOTO)

Më të lexuarat

Guy Kawasaki është një emër që shumica e njerëzve në industrinë e teknologjisë e njohin, kryesisht duke iu falënderuar roleve të tij në Apple por edhe në investimin e tij pasues në Pandora e në kompani tjetra përmes kompanisë së tij, “Garage Technology Ventures”.

Por, atë që ndoshta s’e keni ditur për Kawasakin është se ai është fans shumë i madh i makinave, dhe shpesh ka qasje nëpër vende që shumica e fansave të makinave veç mund t’i ëndërrojnë, raporton bgr.com.

Më herët kemi raportuar për prezantimin e modelit Mercedes-AMG GT i cili padyshim se është makina më e bukur sportive që Mercedes e ka prodhuar ndonjëherë. Por, me gjasë, asnjëherë nuk e keni parë në këtë mënyrë. Kawasaki para pak kohe bëri një shëtitje nëpër fabrikën ku është duke u montuar kupeja-bishë dhe ka bërë disa fotografi për fansat, transmeton Koha.net.

Nëse më herët e keni humbur ndonjë artikull në lidhje me këtë model, ju ftojmë t’i lexoni artikujt në vijim si dhe t’i shikoni fotografitë e montimit të super-makinës që kushton rreth 130 mijë dollarë./KOHA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit