3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Pranvera rikthen kërkimet për gjetjen e të zhdukurve gjatë luftës

Më të lexuarat

Ardhja e pranverës rikthen edhe interesimin për kërkimet në gjetjen e të zhdukurve të luftës, raporton KTV.
 
Përmirësimi i kushteve klimatike ua mundëson ekspertëve punimin në terren dhe hapjen e lokacione të dyshuara për varre masive.
 
Komisionet si ato të Kosovës dhe Serbisë tashmë kanë piketuar disa lokacione në Kosovë dhe jashtë territorit të saj.
 
Rajoni i veriut të Mitrovicës thuhet të jetë një ndër lokacionet ku mund të ketë varre masive, ndonëse jo me numra dyshifrorë.
 
Por, problemi qëndron në faktin se autoritetet gjyqësore të asaj pjese nuk zbatojnë urdhrat e Institucioneve të Kosovës, përcjell Koha.net. Rreth 50 shqiptarë mendohet të jenë vrarë dhe të jenë varrosur në një lum të Novi Pazarit teksa po largoheshin nga Kosova si robër lufte, dhe tash pritet të mësohet e vërteta për ta.
 
Ndërkohë, lokacioni i Rashkës mbetet serish target për palën kosovare, pasi ata kanë disa informacione për një terren aty afër për trupat e shqiptarëve.
 
Ndonëse jozyrtarisht, KTV-ja ka mësuar se ky lokacion po kushtëzohet me hapjen e liqenit të Livoçit, vend ky i kontrolluar më herët por që u mbyll pa gjetur asgjë. Pala kosovare thotë se do të insistojë që lokacionet e tjera të dyshuara në Rashkë të hapen gjatë këtij viti, pasi dyshimet janë të mëdha.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit