3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PRANIA E ANANIT NË SIRI NUK MJAFTOI PËR TË NDALUR OPERACIONET USHTARAKE

Më të lexuarat

Të paktën 98 persona kanë mbetur të vdekur nga aktet e dhunës, ndër të cilët 61 civilë, nëntë kryengritës dhe 28 ushtarë të regjimit qeveritar, bëri të ditur Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, OSDH.

Për më tepër, sipas kryetarit të OSDH-së, Rami Abdurrahman, të paktën 13 civilë humbën jetën nga një masakër në Deir Ez-Zur në veriperëndim të Sirisë.

“Viktimat u ekzekutuan me plumb në kokë”, deklaroi Abdurrahman.

“U bëj thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë të shkojnë në vendngjarje, të hetojnë si janë vrarë këta persona, të gjejnë përgjegësit për vrasjen dhe t’i çojnë para drejtësisë”, shtoi Rami Abdurrahman.

“Aktet e dhunës u zhvilluan kryesisht gjatë bombardimeve dhe përleshjeve mes forcave kryengritëse opozitare dhe ushtrisë së regjimit”, theksoi OSDH/trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit