-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pragë: Vritet ambasadori palestinez nga shpërthimi i një kasaforte

Më të lexuarat

Kasaforta, si rezultat i shpërthimit të së cilës gjeti vdekjen Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, nuk ishte hapur nga askush për 20-25 vitet e fundit. Sipas njoftimeve të mediave, më parë ai ishte vendosur në ndërtesën e vjetër të misionit diplomatik dhe u zhvendos prej andej në godinën e re, ku Ambasadori Jamal Al Jamal u transferua vetëm dy ditë më parë.
“Ambasadori, me sa duket, dëshiroi të mësonte se çfarë ndodhej në kasafortë. Ai e hapi atë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i sillte një stilolaps dhe letër në mënyrë që të mund të përpilonte inventarin e gjithçkaje që ndodhej brenda tij. Sapo gruaja doli nga dhoma gjëmoi shpërthimi”, – njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Palestinës, Riyad Al Maliki. Hetimi në lidhje me incidentin është ende në proces. Për të marrë pjesë në të në Pragë u nis një delegacion special nga Palestina.

Ambasadori palestinez në Republikën Çeke, Jamal Al Jamal, vdiq nga plagët e marra gjatë shpërthimit që ndodhi në banesën e tij.
Policia e Pragës ende nuk e ka konfirmuar versionin e sulmit terrorist. Megjithatë mediat sugjerojnë se detonoi një “bombë-kurth”, e cila shpërtheu kur ambasadori hapi kasafortën në shtëpinë e vet. Në këtë moment në godinë së bashku me diplomatin e lartë ndodheshin edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Pas lajmit mbi incidentin efektivët e policisë bllokuan rrugën ku ndodhi shpërthimi. Tek vendi i shtëpisë së Ambasadorit palestinez kanë ardhur rreth 20 automjete të organeve të ruajtjes së rendit. Mbi rajonin e ngjarjes tragjike fluturon një helikopter i policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit