1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Portugezët drejt kutive të votimit pas katër vitesh kursimi

Më të lexuarat

Pas katër vitesh të masave të kursimit, portugezet do të votojnë sot pa iluzione. Këto zgjedhje parlamentare pritet të jenë vendimtare për koalicionin e qendrës së djathtë në pushtet pozicionuar në krye të sondazheve dhe opozitës socialiste.

Zgjedhësit janë shprehur të gatshëm të udhëhiqen sërish nga aleanca qeveritare e cila e nxori vendin nga ngërçi financiar duke paguar çmimin e daljes nga kriza me masa të ashpra shtrënguese, por pa i ofruar gjithsesi një shumice të re absolute.
“Kam votuar për ata që janë në pushtet. Sot vendi është pak më mirë”, shprehet Domingos Birra, një i moshuar 71 vjeçar në dalje të qendrës së votimit në një lagje të klasës së mesme të Lisbonës.
“Asgjë nuk do të ndryshojë rrënjësisht, periudha e kursimit do të vijojë ende”, komentoi Manuel Augusto, 75 vjeç i cili ia dha votën Partisë Socialiste, në një lagje popullore të kryeqytetit.
Koalicioni në pushtet që prej vitit 2011, i drejtuar nga kryeministri Pedro Passos Coelho është kredituar me 37,5 për qind të votave kundrejt 32,5 për qind të Partisë Socialiste e drejtuar nga Antonio Costa, ish-bashkiaku i Lisbonës sipas një mesatareje të sondazheve të fundit.
“Ndihem mjaft i qetë në pritje të verdiktit të popullit”, deklaroi Passos Coelho duke u shprehur në gjuhën angleze para gazetarëve të huaj pas votimit në Massama, një zonë mjaft e njohur në periferi të Lisbonës.
“Kemi përjetuar një periudhë mjaft të vështirë në këto katër vite, me shumë sakrifica. Kam besim të plotë në funksionin që kam përmbushur”, shtoi ai i qetë i shkujdesur me veshje linoje, larg protokollit zyrtar.
“Është e paimagjinushme ka disa muaj e rritjes së aleancës mes Partisë social-demokrate (PSD-së, qendra e djathtë) dhe CDS-së e djathta duket se i ka zënë në befasi socialistët pasi kjo forcë është favorite në sondazhe që prej vjeshtës së vitit 2012.
E djathta ia ka dalë mbanë nëpërmjet përcjelljes së mesazhit se kthimi në pushtet i socialistëve do ta çonte vendin drejt rrënimit si në vitin 2011”, komentoi për median polit ologu, Antonio Costa Pinto.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit