7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Port për Maqedoninë”, Zaev: Rama ma premtoi në Durrës

Më të lexuarat

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke folur para anëtarëve të Dhomës Ekonomike në Shkup tha se kryeministri Rama i ka premtuar që Maqedonisë t’i jepet një port në Durrës që do të shfrytëzohet nga kompanitë e Maqedonisë për shkëmbime tregtare.

Zaev, i cili ndodhet në një fushatë për referendumin e fundit të muajit shtator, po bën takime për të folur për të ardhmen e vendit te tij.

“Ja për shembull me kryeministrin e Shqipërisë kemi të garantuar se do të na japin një port në Durrës ku do të valojë flamuri maqedonas dhe do të jetë pikërisht në shërbim të odave tona dhe konkurrenca e tillë mund të ndikojë gjithsesi që të përmirësohen kushtet dhe shërbimet që portet i ofrojnë për kompanitë e Maqedonisë. Një nga çështjet që lidhemi kështu me Bullgarinë është që të kemi alternativën e tretë, përmes Detit të Zi dhe besoj se kjo do të ndikojë shumë në konkurrencën e çmimeve, ofrimin e kushteve më të mira për shfrytëzimin e porteve”, tha Zaev.

Në këtë takim, Zaev foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike. Zaev tha se pas portit në Durrës, synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari për dalje në Detin e Zi, ndërsa marrëveshjet e reja të Maqedonisë dhe hyrja në NATO po ndikon direkt te ekonomia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit