-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Porosi për devotshmëri!

Më të lexuarat

Vërtet Zoti yt e di atë që fsheh në zemrën tënde, atë që e shfaq me gjuhën tënde dhe është Vëshguesi i të gjitha punëve të tua. Prandaj, kije frikë Allahun,  dhe bëj kujdes,  mos të të shohi në një gjendje që nuk e kënaq Atë. Bëj kujdes, që Zoti yt të mos inatoset me ty, i Cili të krijoi , të furnizoi dhe të dhuroi mendjen me të cilën drejton çështjet e tua. Si do ndihesh ti, nëse babai yt të shikon  kur je duke bërë një punë të cilën ai ta ka ndaluar? A nuk ke frikë se mos të ndëshkon me ashpërsi? Po ashtu të jetë edhe gjendja jote me Allahun, sepse Ai të sheh ty edhe pse ti nuk e sheh Atë. Prandaj, mos shpërfill  asgjë për të cilën të urdhëroi ta zbatosh dhe mos e shtri dorën tënde tek ajo që Ai ta ka ndaluar.

Bëj kujdes, e mos mendo se devotshmëria ndaj Allahut është vetëm namazi, agjërimi dhe adhurimet e tjera.

Devotshmëria ndaj Allahut duhet shfaqur kudo, prandaj, kije frikë Allahun në adhurimin e Mbrojtësit tënd dhe mos e shpërfill atë. Kije frikë Allahun në lidhje me vëllezërit e tu dhe mos dëmto asnjë prej tyre. Kije frikë Allahun për sa i përket vendit tënd, mos e tradhto atë dhe mos e ndihmo armikun që ta sundoj dhe uzurpoj atë. Kije frikë Allahun në veten tënde, mos e lë pas dore shëndetin tënd dhe mos u sill me moral tjetër përveç moralit të mirë.

I Dërguari i Allahut (paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) thotë: «Kije frikë Allahun kudo që të jesh, pasoje të keqen me të mirë, se ajo (e mira) e fshin atë (të keqen) dhe sillu me njerëzit me sjellje të mirë.» (E transmeton Imam Ahmedi, Tirmidhiu, Darimi, Hakimi, etj.).

Libri “Porositë e etërve për bijtë” Shejkh  Muhammed  Shaakir.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit