Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka thënë se politikani opozitar rus dhe kritikuesi i Kremlinit, Boris Nemtsov u vra për shkak se ai do të zbulonte dëshmitë e përfshirjes së Moskës në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.
Gjatë një paraqitje televizive, Poroshenko ka thënë Nemtsov i ka thënë para disa javësh se ai do të zbulonte dëhsmi të përfshirjes së ushtrisë ruse në krizën e Ukrainës.
Poroshenko ka thënë se “dikush ishte shumë i frikësuar” nga publikimi i këtyre informacioneve dhe për këtë arsye e vranë.
Nemtsov u vra mbrëmë pak metra larg Kremlinit, derisa e kalonte në urë në Moskë.
Poroshenko e ka quajtur Nemtsovin një mik të Ukrainës.kohaislame