Popullsia në Bosnjë dhe Hercegovinë ka rënë për 13 për qind në dy dekada.
Kjo, sipas rezultateve preliminare të numërimit të popullsisë, i cili është realizuar muajin e kaluar – për herë të parë që nga lufta e viteve 1992-95.
Kryetari i agjencisë së statistikave, Zdenko Millinoviq, ka thënë se autoritetet kanë regjistruar 3,791,622 njerëz nga data 1 deri më 15 tetor.
Në numërimin paraprak, të mbajtur më 1991, Bosnja ka pasur një popullsi prej 4.37 milionë banorësh.
Rezultatet zyrtare nuk do të bëhen publike para korrikut të vitit të ardhshëm./bs/kohaislame