5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Popullsia myslimane në Evropë do të trefishohet deri në 2050, edhe me “migrim zero”

Më të lexuarat

Popullsia myslimane në Evropë do të shumëfishohet edhe nëse të gjitha migrimet ndalen përgjithmonë, ka gjetur një studim. Nga ana tjetër, migrimi i lartë do të bëjë që numri i myslimanëve që banojnë në Evropë deri në vitin 2050 të arrijë në 75 milionë.

Aktualisht sipas qendrës kërkimeve Pew,numri i myslimanëve në Evropë arrin në 25.8 milionë. Studimi duke përmendur një spektër të plotë të të dhënave, është një përpjekje për të parë se si madhësia e popullsisë myslimane të Evropës mund të ndryshojë në dekadat e ardhshme, në varësi të nivelit të migrimit.

Nga tre skenarët-zero, i moderuar dhe i lartë- kërkuesit rane ne perfundim se numri i myslimanëve në Evropë do të rritet në çdo rast migrimi por edhe nëse nuk ka migrim dhe shkak është “pjelloria e lartë”, një fëmijë më shumë për grua, se sa evropianët e tjerë, duke pasqyruar kështu një model global.

Sipas një skenari të parë “migrimi zero”, popullsia myslimane e Evropës ende pritet të rritet nga niveli aktual prej 4.9 për qind në 7.4 për qind (afërsisht 36 milionë) deri në vitin 2050.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit