3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Popullsia japoneze pëson rënien më të madhe në histori

Më të lexuarat

Popullsia e Japonisë, e cila po plaket me një ritëm të shpejtë, ka pësuar rënien më të madhe të saj që kur kanë filluar të bëhen regjistrimet, në vitet 1950, sipas shifrave më të reja.

Popullata e arkipelagut aziatikolindor është zvogëluar për 284.000 njerëz, në rreth 127.5 milionë banorë, kanë bërë të ditur shifrat e prezantuara nga Ministria e Brendshme dhe e Komunikimeve.

Numri i të moshuarve, të moshës 65-vjeçare dhe mbi, ka kaluar 30 milionë për herë të parë, dhe ata tani përbëjnë 24 për qind të popullsisë së përgjithshme japoneze – në krahasim me numrin e fëmijëve të moshës 14-vjeçare dhe më të re që ka rënë në një shkallë rekorde prej 13 për qind.

Si rezultat, të vjetrit zyrtarisht kanë tejkaluar fëmijët si grup më i madh i banorëve, me një numër më të madh të personave mbi 65-vjeçarë sesa të fëmijëve 14-vjeçarë dhe më të ri në secilën prej 47 prefekturave të shtetit të Japonisë, për herë të parë. Shifrat e reja konfirmojnë reputacionin e Japonisë si një prej vendeve me ritmin më të shpejtë të plakjes së popullsisë në botën e zhvilluar.

Rënia e shkallës së natalitetit, me vdekjet që po vazhdojnë të tejkalojnë lindjet, e kombinuar me arritjen e moshës së pensionimit nga gjenerata e bumit të bebeve të pasluftës, si dhe legjislacioni i rrepta i imigracionit janë ndër faktorët kryesorë që po shkaktojnë rënien e popullsisë japoneze.

Rënia e numrit të shtetasve të huaj që jetojnë në Japoni – të cilët gjithashtu janë përfshirë në hulumtimin e MBK të Japonisë – si rrjedhojë e katastrofës bërthamore pas tërmetit të vitit 2011, gjithashtu besohet të ketë ndikuar në shifrat e reja, sipas agjencisë japoneze të lajmeve “Kyodo”.

Dyzet nga 47 prefekturat e Japonisë, një arkipelag i përbërë nga 6.582 ishuj, të madhësive të ndryshme, kanë pësuar rënie të popullsisë, ndërsa ajo që është tkurrur më së shumti ka qenë Fukushima, ku shifra e banorëve ka rënë për 1.41 për qind. Prefektura e Akitës, në veri të shtetit të Japonisë, është konstatuar të ketë shkallën më të lartë të njerëzve me moshë mbi 65-vjeçare, të cilët përbëjnë më shumë se 30 për qind të popullatës së saj, kanë treguar shifrat e reja zyrtare.

Qeverisë japoneze tani do t’i duhet të ndërmarrë masa të fuqishme për të luftuar shkaktarët e plakjes së shoqërisë së saj, me një rritje të madhe të kostove të mirëqenies dhe të kërkesave për përkujdesje mjekësore në vitet e ardhshme, sipas parashikimeve, kombinuar me një rënie të fuqisë punëtore dhe të ardhurave shtetërore nga taksat. Kompanitë private gjithashtu janë duke u përgatitur për të shfrytëzuar paraqitjen e mundshme fitimprurëse të një tregu “të mesëm”, me një shtim të kompanive dhe të shërbimeve të orientuara nga të moshuarit. (The Daily Telegraph)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit