2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Popullsia e vendeve në zhvillim po plaket më shpejt

Më të lexuarat

Për dhjetë vjet numri i njerëzve të moshës mbi 60 vjet do të kalojë një miliardë, thuhet në raportin e Fondit Popullativ të OKB-së.

Ky ndryshim demografik do të jetë një sfidë e madhe për sistemet shtetërore , sigurimet sociale, sigurimit pensional dhe kujdesit shëndetësor.
Agjencia e OKB-së gjithashtu ka informuar se duhet të përballemi me “shpërdorimin, neglizhencën dhe dhunën ndaj personave të moshuar”, raporton BBC.
Numri i personave të moshuar po rritet më shpejt se çdo grup tjetër në të gjithë botën.
Raporti i titulluar “Plakja në shekullin e 21-të: Sfida dhe festimi”, ka konstatuar se çdo i nënti njeri në botë është mbi 60 vjet.
Pritet që numri i njerëzve të moshuar të rritet me 200 milionë gjatë dekadës së ardhshme për të arritur në një miliard, dhe gjer në dy miliard në vitin 2050./d.islame/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit