2.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Populli sirian ka nevojë për ndihmë reale, jo për premtime

Më të lexuarat

Siria ishte kryefjala e fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu drejtuar Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë të Zvicrës.

Në fjalimin që mbajti në mbledhjen e Këshillit Davutollu kritikoi regjimin e Esadit duke thënë se regjimi në Siri e ka humbur legjitimitetin dhe vazhdon të qëndrojë në këmbë me anë të terrorit.

“Edhe për sa kohë do vazhdojmë të anashkalojmë popullin sirian, i cili po përjeton një dhimbje të pabesueshme në duart e përgjakura të regjimit? Regjimi e ka humbur legjitimitetin dhe nuk është në gjendje të qeverisë vendin. Regjimi qëndron në këmbë me terror. Dhe çka është më e rëndësishme, gjendja në Siri është kthyer në një kërcënim të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë në rajon,” – tha Davutollu.

Ai u shpreh edhe me shifra në lidhje me mysafirët sirianë që ndodhen në Turqi dhe rikujtoi se deri tani janë harxhuar rreth 600 milion dollarë. Ai tha se kjo shifër është më e lartë se shifrat për ndihmë të premtuara nga të gjitha vendet e BE-së të marra së bashku.

Ai i bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare me fjalët: “Populli sirian në luftën për të ardhmen e tij ka nevojë për mbështetjen dhe solidaritetin tonë të bashkuar. Për momentin ata më shumë kanë nevojë për një mbështetje efektive dhe të vërtetë se sa për fjalime dhe premtime. Sot ndërkohë që ne flasim vdiqën edhe rreth 200 sirianë të tjerë. Sado të vështira të jenë problemet, ne do të vazhdojmë të ndjekim një politikë me dyer të hapura dhe do të jemi pranë vëllezërve tanë”.

OKB-ja dhe organet e saj duhet të veprojnë me “një ndërgjegje njerëzore të bashkuar”, mbrojti mendimin shefi i diplomacisë turke duke u dërguar kështu një mesazh anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të krijojë klimën e përshtatshme për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare të gjithë sirianëve në Siri. Pavarësisht divergjencave politike ndërmjet anëtarëve të përhershëm, Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të marrë një vendim që do të sigurojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe do të pengojë parandalimin e ndihmave”, nënvizoi Ahmet Davutollu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit