Qeveria polake ka kërkuar nga Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) që të reduktoj në një të katërtën fondet që janë në dispozicion në këtë vend që nga viti 2009, transmeton Anadolu Agency (AA). Mediat polake raportojnë se për shkak të ekonomisë gjithnjë e më të fortë të vendit, Polonia nuk do që të varet shumë nga paratë e FMN-së. Ministri polak i Financave, Mateusz Szczurek kërkoi që fondet e FMN-së të reduktohen në rreth 25 miliardë dollarë në dy vitet e ardhshme. Polonia deri më tani nuk ka përdorur asgjë prej 33.7 miliard dollarëve që kishte në dispozicion. Megjithatë, çdo dy vjet vazhdonte marrëveshjen me FMN-në, që të mund ti përdorte këto para në rast nevoje.