-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Polonia ka të drejtë të kërkojë dëmshpërblim lufte nga Gjermania”

Më të lexuarat

Një zyrtar polak thotë se përkundër pohimeve të Gjermanisë, asnjë dokument nuk flet se Polonia hoqi dorë nga e drejta për të kërkuar dëmshpërblim për pasojat që ka shkaktuar Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Berlini zyrtar këmbëngul se Polonia ka hequr dorë nga kjo e drejtë në vitin 1953, në kohën kur ishte nën kontrollin e Moskës.

Megjithatë, deputeti i partisë në pushtet në Poloni, Arkadiusz Mularczyk, thotë se “nuk ka prova të cilat do t’i konfirmonin këto pohime dhe se një kopje nga viti 1953 e nënshkruar vetëm nga udhëheqësi i Polonisë së asaj kohe, nuk është ligjërisht e detyrueshme”.

Ai beson se dëmshpërblimi të cilin do ta paguante Berlini vetëm se do të përmirësojë raportet mes dy vendeve, pasi sipas tij, Polonia nuk ka qenë e dëmshpërblyer për humbjet njerëzore dhe materiale nën pushtimin nazist.

Mularczyk kryeson një ekip ekspertësh i cili llogarit humbjet, pas çka të dhënat do t’ia paraqesë Gjermanisë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit