1.7 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Politikat e Trumpit godasin turizmin amerikan

Më të lexuarat

Zyrtarët e Hopper thonë se kërkesat për fluturime në SHBA kanë shënuar rënie në 94 shtete nga gjithsej 122 shtete, ndërsa kërkesat për udhëtime nga Rusia kanë shënuar rritje

Deklarimet e presidentit amerikan Donald Trump dhe ndalesa e udhëtimit që ai dëshiron të aplikojë ndaj shtatë shteteve muslimane, ka ndikuar në sektorin e turizmit dhe transportit, dhe se rënia e kërkimit dhe shitjes së biletave të aeroplanit, ka sjellur një humbje që kur Tump është zgjedhur president e deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të agjencive turistike, është vërejtur rënie serioze në mbarë botën, në udhëtimet për në SHBA. Njoftohet se plani i administratës së Trumpit për ndalesën ndaj 7 shteteve, ka sjellur në rënien e interesimit për udhëtim në SHBA, jo vetëm nga këto vende por edhe në mbarë botën.

Sipas një artikulli të gazetës britanike The Guardian, të dhënat e aplikacionit të smart telefonave Hopper kanë treguar se në krahasimet e bëra me periudhën e fundit të qeverisjes së Barack Obamas, kërkesat për fluturime për në SHBA në mbarë botën kanë shënuar rënie prej 17 përqind.

Ndërsa zyrtarët e Hopper, bëjnë të ditur se kërkimet nuk kanë të bëjnë me një rënie periodike sepse në periudhën e njëjtë vitin e kaluar është shënuar një rënie vetëm prej 1.8 përqind për në SHBA.

Zyrtarët e Hopper janë shprehur se kërkesat për fluturime në SHBA kanë shënuar rënie në 94 shtete nga gjithsej 122 shtete, ndërsa kërkesat për udhëtime nga Rusia kanë shënuar rritje prej 88 përqind.

Të dhënat e publikuara në fillim të javës nga faqja për kërkime turistike Kayak, tregojnë se është shënuar rënie në kërkimet për udhëtimet nga Britania e Madhe për në një ndër qytetet e njohura turistike amerikane, Orlando, me 58 përqind, ndërsa në kërkimet për në Miami është shënuar rënie prej 52 përqind.

Kayak, duke potencuar se ndryshimet në çmimet e biletave të avionëve ndodhin zakonisht për një afat më të gjatë, rënia e interesimit ka sjellur në rënien e çmimeve mesatare të hoteleve. Çmimi mesatar i hoteleve në Las Vegas ka shënuar rënie prej 39 përqind ndërsa në New York prej 32 përqind.

Unioni i Ndërmarrjeve Turistike Globale, ka deklaruar se qeverisja e Trumpit ka shkaktuar humbje në vlerë prej 185 milionë dollarë në industrinë e turizmit.

Pas ndalesës që Trump dëshiron të aplikojë ndaj shtatë vendeve muslimane, në kërkimet për bileta të avionëve për në SHBA në shtetet të cilat nuk janë në listë, është shënuar rënie prej 30 përqind. Në kërkimet për avionë nga Arabia Saudite është shënuar rënie prej 33 përqind, ndërsa në kërkimet në Bahrein është shënuar rënie prej 37 përqind.

Ndëkaq, në shtatë vendet të cilat bëjnë pjesë në listë, në rezervimet e bëra për në SHBA, është shënuar rënie prej 80 përqind.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit