3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Politikanët e liberalizuar të shtetit të izoluar

Më të lexuarat

Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka ende liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian (BE) kryesisht për shkak të dështimit të klasës politike në miratimin me kohë të Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe në luftimin e korrupsionit e të krimit të organizuar.

Pavarësisht këtij dështimi, shumica e deputetëve dhe e ministrave të Kosovës e kanë zgjidhur çështjen e lëvizjes së lirë në Zonën Schengen duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë ose të disa shteteve të Bashkimit Evropian.

Ndonëse ka kaluar më shumë se një dekadë prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran qytetarët e saj vazhdojnë të jenë të izoluar, gjegjësisht të mos kenë të drejtë të dalin pa viza në hapësirën e vendeve të Zonës Shengen.

Por me një sfidë të tillë nuk ballafaqohet një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e zyrtarëve të Qeverisë dhe të institucioneve të tjera.

Përkundrazi, shumë prej tyre përveç shtetësisë së Kosovës kanë edhe pasaporta të Shqipërisë dhe të shteteve të tjera të Evropës, për të cilat nuk vlen regjimi i vizave.

Së këndejmi ata mund të udhëtojnë lirshëm jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë ata thonë se kjo është e drejtë e tyre, sikurse e çdo secilit qytetar.

Njohësit e proceseve integruese konsiderojnë se pajisja e zyrtarëve shtetërorë me dy nënshtetësi nuk paraqet ndonjë problem, porse ata nuk e përjetojnë atë që e përjetojnë qytetarët kur duan të udhëtojnë jashtë vendit.

Ndërkohë sa i përket heqjes së vizave ekspertët vlerësojnë se gjasat janë të vogla që gjatë këtij viti të ndodhë një e gjë e tillë, respektivisht të finalizohet procesi i liberalizimit.zeri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit