1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikanët e Kosovës me nga dy gra!

Më të lexuarat

Mediat e Kosovës, kur kanë folur për jetën private të politikanëve, gjithmonë i kanë portretizuar ata si njerëz të moralshëm dhe familjarë të përkushtuar. Një qasje kjo që, zakonshëm, ndiqet në vendet jodemokratike. Në anën tjetër, politikanët e Kosovës kanë vazhduar të bëjnë jetë të shthurur private me jetë glamuroze, femra dhe jetë nate, ndërkohë që krejt këtë e kanë parë si diçka që u takon veç atyre, se kjo është jeta e tyre private. Në fakt, askund në botë kjo nuk qëndron. Me shthurjen e politikanëve do të merremi ndërkohë, një trajtim pak më ndryshe në një aspekt tjetër të “privatësisë” së politikanëve tanë.

Ajo është Poligamia
Poligamia ose martesa me shumë gra nuk parashihet në ligjet e Kosovës, ndërkohë që janë të paktën tre politikanë të lartë të Kosovës që bëjnë jetë të dyfishtë, duke pasur nga dy gra. Ata janë: Agim Çeku, Ish-Kryeministër, Ministër aktual i FSK-së, Sami Lushtaku, Kryetar i Skenderajt dhe Blerim Shala, Nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Agim Çeku bashkëjeton dhe ka fëmijë me Mimoza Harxhin, ish-pjesëmarrëse në Miss Kosova qysh nga koha kur ishte Kryeministër i vendit, ndërkohë që në një shtëpi tjetër, atë në Fushë Kosovë, kishte gruan tjetër, Dragicën, me të cilën ka dy djem të rritur. Mes dy shtëpive jeton edhe Sami Lushtaku. Njërën grua e ka në Skenderaj, gruan e parë, ndërkaq të dytën në Prishtinë. Gratë e tij nuk janë emra të njohur për publikun tonë. Ndryshe nga të tjetërt, ai ka qenë transparentë për këtë detaj të jetës së tij. Ngjashëm vepron edhe Blerim Shala, por me një dallim: bashkëshortja e dytë njihet nga publiku në Kosovë. Ajo është Aurita Agushi, aktorja e njohur që u lidh me z. Shala gjatë kohës kur ky ishte Koordinator i Ekipit të Unitetit gjatë negociatave për zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Aurita e Blerim Shala kanë dy fëmijë. Me gruan e parë, Nënkryetari i AAK-së nuk ka fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit