1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Politikanët deri në fyt me pare

Më të lexuarat

Prishtine, 2 qershor- Presidentja Atifete Jahjaga para të gatshme në ProCredit Bank ka deklaruar 82 mijë e 788 euro. Në po të njëjtën bankë ka deklaruar edhe 3 mijë e 171 euro, ndërsa, në Raiffaisen Bank para të gatshme të bashkëshortit ka deklaruar 413 euro.

Paga mujore nga zyra e Presidentes, i ka deklaruar 2 mijë e 478 euro. Derisa, paga mujore e bashkëshortit që merr nga QKUK-ja ka deklaruar 602 euro.

Presidentja nuk ka qenë keq as për nga mëditjet, pasi ka deklaruar se mëditje nga Zyra e Presidentes para kesh ka marr 6 mijë e 75 euro.

Edhe kryeministri i Kosovës ka deklaruar pasuri mjaft të madhe në AKK për vitin 2014.

Pasuri të paluajtshme Mustafa ka deklaruar shtëpi 180 m2, trashëgimi në vlerë prej 138 mijë euro, ndërsa tokë në vlerë prej 365 mijë euro.

Po ashtu, Mustafa ka deklaruar edhe para të ardhura nga instituti Riinvest në vlerë prej 80 mijë euro në vitin 2007.

Para te gatshme Mustafa ka deklaruar në dy banka. Në bankën BpB ka deklaruar 5 mijë e 427 euro, në ProCredit Bank 67 mijë e 541 euro. Ndërsa, shpërblime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka deklaruar 15mijë e 422 euro në një xhirollogari dhe në një tjetër, 12 mijë euro.

Rritje të pasurisë ka deklaruar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi. Ai ka deklaruar tokë për ndërtimin e shtëpisë të cilën e ka shitur në vitin 2008, në vlerë prej 157 mijë euro.

Po ashtu, Thaçi ka deklaruar edhe shtëpinë në ndërtim në vlerë prej 220 mijë euro.

Tokë bujqësore, 7 hektarë të trashëguar nga familja, i ka deklaruar në vlerë prej 180 mijë euro, derisa shtëpinë po ashtu të trashëguar, në vlerë prej 80 mijë euro.

Thaçi po ashtu ka deklaruar edhe një veturë VW Passat të blerë nga kursimet në vitin 2010, në vlerë prej 13 mijë euro.

Sa i përket parave te gatshme, i dyti i Qeverisë ka deklaruar se në bankën NLB ka 1 mijë e 900 euro, ndërsa në Raffasen Bank 6 mijë e 950 euro.

© ZHURNAL.mk
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit