2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Politika monetare e Erdoganit nxit inflacion rekord

Më të lexuarat

Inflacioni në Turqi ka arritur nivel rekord. Jeta është shtrenjtuar kurse fuqia blerëse ka rënë. Megjithatë Erdogan nuk do që të rrisë interesin duke shkaktuar kështu rritje edhe më të madhe të inflacionit.

Ekonomia turke ndodhet në një gjendje të keqe, siç nuk ka qenë për një periudhë të gjatë. Ka dy vjet që vlera e lirës turke është duke rënë pa pushim. Luhatjet e vazhdueshme të çmimeve, sidomos të çmimit të lëndëve ushqimore e kanë rënduar shumë popullsinë turke.

Kush ka shpresuar për përmirësime së shpejti, zhgënjehet tani sërish. Instituti turk i Statistikave (TÜiK), që publikon çdo muaj indeksin e çmimeve për konsumatorët, konformoi se çmimet janë rritur sërish muajin e fundit. Në muajin qershor pati një rritje prej 1,94 përqind në krahasim me një muaj më parë, niveli i inflacionit është tani 17,5 përqind. Edhe çmimet e energjisë janë rritur për një vit 42,9 përqind. Kështu inflacioni arriti nivelin më të lartë të dy viteve të fundit.

Politika e Coronës ndikon mbi inflacionin

Oguz Demir nga Universiteti i Tregtisë në Stamboll thotë, se i ashtuquajturi “normalizim” ka ndikuar mbi inflacionin. Qeveria shfuqizoi më 1 korrik një pjesë të madhe të masave të marra për luftimin e pandemisë. Heqja e ndalim-qarkullimit dhe kthimi i njerëzve në vendet e punës kanë rritur konsumin, thotë ekonomisti Demir.

“Duke pasur parasysh kërkesën e madhe, në muajin qershor prodhuesit dhe sipërmarrjet bënë përshtatjen e çmimeve. Faktikisht nuk do të ishte çudi që inflacioni të kishte qenë edhe më i lartë,” vlerëson Demir.

Türkei Istanbul | Geldwechselgeschäft | Türkische Wirtschaft

Vetëm fillimi?

Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se kjo tendencë do të vazhdojë të jetë në rritje në të ardhmen e afërt. Muajt e ardhshëm pritet që për arsye të ndryshme të ketë rritje të inflacionit. Më 1 korrik në të gjithë Turqinë u rritën çmimet e gazit dhe energjisë elektrike. Kjo ka të bëjë me rënien e vazhdueshme të vlerës së monedhës. Lira turke ka humbur sërish në vlerë, kështu që dollari amerikan u shtrenjtua. Firmat e energjisë kanë pasur humbje, sepse importet nga jashtë mbahen me kursin e dollarit. Sipërmarrjet mundohen që duke rritur çmimet të reduktojnë ose të kthejnë në zero deficitin e të ardhurave.

Ekspertët mendojnë, se edhe vera shumë e thatë ka ndikim mbi inflacionin. Thatësira ka bërë që çmimet e ushqimeve, sidomos të perimeve dhe frutave të rriten. „Në muajin korrik ne me siguri do të themi sa mirë ishte në qershor. Në muajin gusht, do të themi sa mirë ishte në korrik. Me fjalë të tjera: ne do kemi një periudhë serioze inflacioni,” mendon Öner Güncavdi nga Universiteti Teknik i Stambollit.

Fuqia blerëse ka rënë

Sipas të dhënave të Institutit turk të Statistikave, TüiK, janë rritur sidomos kostot e transportit (plus 26,29 përqind) – çmimet e udhëtimeve brenda vendit janë rritur madje me 51,6 përqind. Çmimet e pajisjeve shtëpiake janë rritur me 25,69 përqind dhe ato të lëndëve ushqimore me 19,99 përqind. Shumë ekonomistë mendojnë se niveli i inflacionit në Turqi do të arrijë shumë shpejt në 20 përqind.

DW Sendung Fokus Europa | Türkei KinderarbeitHendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Turqi po rritet gjithnjë e më shumë

Zhvillimet negative të çmimeve ndikojnë shumë në shpërndarjen e të ardhurave në shoqëri. Hendeku është duke u bërë gjithnjë e më i thellë: Shtresa e mesme është zhdukur pothuajse fare dhe Turqia është duke u ndarë në të pasur dhe të varfër. Meqenëse rritja e çmimeve ka prekur sidomos ushqimet bazë, ata që i ndiejnë më shumë pasojat e inflacionit janë njerëzit me të ardhura të pakta dhe të varfërit.  “Niveli i lartë i inflacionit prek më shumë segmente të caktuara të shoqërisë dhe ka pasoja të padëshirueshme për varfërinë dhe për shpërndarjen e të ardhurave,” vlerëson Güncavdi.

Erdogani me politikë monetare jo konservatore

Shumë vetë në Turqi, bëjnë përgjegjës për këtë zhvillim politikën monetare të qeverisë turke. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbështet mbajtjen në nivel të ulët të interesit, sepse në këtë mënyrë kreditë janë më të lira, gjë që në fund të fundit nxit rritjen ekonomike. Një recetë jo-konservatore, sepse në shumicën e ekonomive popullore zakonisht bëhet rritje e interesit, kur inflacioni është i lartë.

Ka muaj që inflacioni në Turqi është në rritje, por Erdogani nuk heq dorë nga politika e tij monetare dhe e ka vënë nën presion Bankën Kombëtare turke. Ai ka shkarkuar rregullisht funksionarë të lartë të Bankës Qendrore, sepse nuk pranonin që të ulnin interesin. Së fundmi ai zëvendësoi Drejtorin e Bankës Kombëtare Naci Agbal me Sehap Kavcioğlu–n, një ish-deputet i partisë turke në pushtet, AKP.

Ekspertët e ekonomisë kërkojnë rritje të interesit

Öner Güncavdı mendo, se kjo manovër në politikën monetare është e gabuar. Për të zbutur presionin që shkaktohet nga inflacioni në rritje duhet që të merren masa për të vlerësuar sërish lirën turke sa më shpejt të jetë e mundur. Për këtë duhen rritur interesat, thekson ekonomisti Öner Güncavdı.

Sipas raportit të inflacionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, (IWF), të publikuar në muajin prill, Turqia zë vendin e 14 në listën e vendeve me inflacion të lartë. Në raportin e FMN, thuhet se në Europë dhe në Lindjen e Mesme, Turqisë ia kalon për inflacionin vetëm Irani dhe Libia.  /DW/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit