0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Politika jo të drejta ndaj Kosovës

Më të lexuarat

Shtetet e rajonit, kanë përdorur politika tregtare të padrejta në raport me Kosovën, vlerësojnë përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë.

Këto politika, sipas tyre, kanë bërë që produktet kosovare të mos jenë shumë të pranishme në tregjet e këtyre shteteve, në kohën kur në tregun e Kosovës mund të gjesh produkte nga më të ndryshmet të këtyre vendeve.

Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi thotë për Radion Evropa e Lirë se shkëmbimet tregtare me shtetet e rajonit vazhdojnë, por çdo herë në favor të prodhimeve të këtyre vendeve dhe jo të Kosovës.

“Kosova ka pasur deficit tregtar me të gjitha shtetet e rajonit, dhe ky deficit vazhdon të thellohet. Kjo tregon se Kosova ende nuk është mjaftueshëm konkurrente me këto vende. Kjo sepse Kosova ka hyrë në garë me këto vende me një ekonomi të shkatërruar, dhe vendet e rajonit kanë përdorur politika jo fer tregtare me Kosovën, dhe kanë dominuar në tregun Kosovës me produkte të ndryshme, dhe kjo ka qenë vështirë të sanohet deri më tani”, thekson Rukiqi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Kosova vazhdon te këtë deficit të lartë tregtar në raport me vendet e rajonit.

Ndërsa Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia janë partnerët me të rëndësishëm për eksport dhe import.

Zëdhënësja e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arta Istrefi, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tremujorin e parë të këtij viti, shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë paraqitur një ulje të madhe.

“Shkëmbimet tregtare me Serbinë kanë paraqitur një ulje të madhe, kemi ulje të importit për 30.4 për qind në raport me periudhën njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa është shumëfishuar eksporti prej 2.7 miliardë, apo një rritje prej 120 për qind, që është një lajm i mirë për shkak se Serbia po shfrytëzohet për shkëmbime në vendet e Bashkimit Evropian”, thotë Istrefi.

Sidoqoftë, për ndryshimin e kësaj situate, sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se duhet të dizajnohen politika mbështeste që e favorizojnë eksportin, dhe në të njëjtën kohë ndikojnë në zhvillimin e sektorëve ku Kosova mund të zëvendësojë importin.

“Ne duhet t’i promovojnë ata sektorë. Ne edhe në këshillin kombëtar për zhvillim ekonomik, si odë ekonomike, kemi prezantuar qasjen tonë që në kuadër të politikave zhvillimore duhet të zë vend promovimi i eksportit, jo vetëm të përmendet, mirëpo edhe te këtë hapa konkretë. Të shikohet cilët janë sektorët më konkurrues dhe çfarë mund të bëhet me këta sektorë”, thotë Rukiqi.

Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë, thonë se janë duke bërë përpjekje maksimale për promovimin e produkteve kosovare.

“Ajo çfarë ne jemi duke bërë është lehtësimi i procedurave për të bërë biznes, heqja e barrierave, nënshkrimi i marrëveshjeve me shtetet e ndryshme, secila e ka rëndësinë e tyre për të ndihmuar bizneset të funksionojnë në Kosovë, dhe po ashtu të ndihmojnë për eksporte jashtë vendit, si shembull konkret është rikthimi i preferencave tregtare”, thekson Arta Istrefi.

Ndryshe sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), në tre muajt e parë të këtij viti eksportet kanë shënuar rënie prej 21,9 për qind, duke e arritur vlerën prej 58,4 milionë euro, përderisa importet kanë rënë për 3,1 për qind dhe gjatë periudhës janar-mars 2012 kanë arritur vlerën 457.8 milionë euro.

Në tremujorin e parë të vitit 2012, deficiti tregtar i Kosovës arriti vlerën prej 399.4 milionë euro, thuhet në buletinin mujor statistikor të BQK-së.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit