Të kesh patur shumë se një grua dhe shumë fëmijë, i bën mirë shëndetit të meshkujve, duke ju zgjatur aty madje edhe jetën. Këtë e konfirmon një studim i fundit i kryer në Universitetin e Sheffieldit. Ky studim ka marrë në konsideratë një numër të lartë meshkujsh të moshës mbi 60 vjeç, të cilët kishin prejardhjen nga 140 vende të ndryshme. Pasi kishte marrë në shqyrtim faktorët socio-ekonomikë që mund të ndikonin në mënyrën e jetesës dhe cilësinë e saj, kërkuesja ka vënë re se poligamët kishin një mesatare jetësore 12% më të lartë së monogamët. Elozhe poligamisë? Jo tërësisht. Studimi duket se më tëpër se sa të ngrejë në qiell poligaminë, kërkon të japë disa përgjigje lidhur me pyetjet që prej kohësh shqetësojnë biologët. Përse mashkulli poligam jeton kaq gjatë dhe përse femra mbijeton gjatë edhe pas menopauzës? Një përgjigje mund të ishte edhe i ashtëquajturi efekti gjyshe. Çdo dhjetë vjet mbijetesë pas menopauzës, mesatarisht i sjellin gruas dy nipër më shumë. Sipas studiueses të kujdesurit për nipërit, e ndihmon gruan të jetojë më gjatë, kurse fëmijët rriten duke marrë e duke mësuar shumë prej gjyshes. Po tek meshkujt, a ekziston efekti gjysh? Jo ky efekt nuk ndodh tek meshkujt dhe nuk është kjo përgjigja për jetëjatësinë e tyre. Nga analizat e nxjerra prej kërkimeve të kërkueses Lumma, meshkujt poligamë jetojnë më gjatë se monogamët sepse kanë më shumë fëmijë dhe shpesh i ngjizin në moshë të madhe. Të kesh më shumë gojë për të ushqyer, në moshën 60 apo 70 vjeçare, do të thotë të vihesh në lëvisje, të jesh aktiv dhe të kujdesesh më shumë për veten.
Sikur të mos ishin gratë…..
Kris Wilson, një antropolog i Cornell University, shton se të pasurit e shumë grave ndihmon meshkujt në moshë të madhe të jetojnë më gjatë, sepse në ndryshim nga monogamët, që kur ju vdes bashkëshortja mbeten vetëm, ata nuk do të mbeten vetëm asnjëhere, por do të kenë gjithnjë një grua për tu kujdesur për ta.
Studimi i Universiteteve prestigjioze perëndimore vetëm konfirmon urtësitë e shumta të lejesave të martesës sipas ligjit islam, i cili ka lehtësime, kufizime dhe kushte.