0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Policja e mbuluar e cila u bë shembull

Më të lexuarat

Policja e mbuluar e cila u bë shembull

Policja, Rukshana Begum, 24 vjeçare është femra e cila ishte bërë shkaktare qe shamia të jetë pjesë e uniformës policore në Angli.

Rukshana Begum përfundoi trajnimin e saj për polici në vitin 2003, por deri në fund të vitit 2006 ajo nuk e vendosi mbulesën. Ajo foli në lidhje me këtë me shefin e saj. Në nje krahinë te vogël të Kembrigjshejërit, stacioni policor e qepi uniformën e parë policore për policen e mbuluar dhe u lëshua me autorizim.

“Përfshirja e mbulesës së bashku me uniformat tjera të policisë ishte një gjë prekëse për mua,” thotë Rukshana, dy vite pas. 24 vjeçarja është e lindur dhe rritur ne Kembrigj, me prindër nga Bangladeshi. Ajo ka qene pasuese e Islamit gjatë tërë jetës së saj.

Shembull për të tjerat

Kur ajo filloi ta mbajë uniformën me mbulesë, mediat filluan të flasin për të. Dhe pastaj njerëzit filluan ta vërejnë. Ajo morri fjalë mbështetjeje, veçanërisht nga muslimanët.

“Nuk isha e gatshme për të. Unë vetëm doja që ta mbaja mbulesën në punë, por papritmas u bëra shembull për të tjerat. Kjo ishte një gjë e mirë.

Policia Metropolitane e Londrës ka lëshuar lejen për përdorimin e mbulesës para dhjetë viteve, por nuk e kishte përfshirë këtë në uniformë. Për momentin janë vetëm dhjetë police qe mbajnë mbulesën në punë në tërë Anglinë, sipas Asociacionit të Policëve Musliman në Londër.

Nuk ka ndonjë statistikë për femrat muslimane police në krejt Anglinë.

Në Kembrigjshejër stacionet policore kanë bërë adaptime ne ndërtesat e tyre duke lëshuar dhoma për ata qe donë ta falin namazin gjatë orarit të punës , si dhe ju mundësojnë zgjedhje të orarit stafit të tyre gjatë kohës se muajit të shenjtë të Ramazanit për ata qe agjërojnë e edhe kohë pauze për ata qe donë të shkojnë në xhuma. Gjithashtu këto lehtësime mund të përdoren edhe nga besimtarët e feve tjera.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit