3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Policitë e Kosovës dhe Shqipërisë fillojnë patrullimin e përbashk

Më të lexuarat

Policia e trafikut e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, të mërkurën kanë nënshkruar në kalimin kufitar Vërmicë – Morinë marrëveshjen për patrullime të përbashkëta ndërshtetërore, gjatë sezonit të verës në rrugën e kombit.
 
Policitë e Kosovës dhe Shqipërisë fillojnë patrullimin e përbashk
Patrullimet e përbashkëta të policive të trafikut të Kosovës dhe Shqipërisë gjatë sezonit të verës në rrugën e kombit janë praktikë shumëvjeçare dhe ndërmerren me qëllim të ofrimit të një sigurie më të lartë qytetarëve të Kosovës që ia mësynë bregdetit shqiptarë.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, zyrtarët e lartë policorë të të dyja vendeve kanë folur edhe për rezultatet e viteve paraprake dhe kanë bërë të ditur se, në vitin 2014, numri i aksidenteve me vdekje krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të një viti më parë (2013), ka pasur një rënie me 19%.
Me këtë rast, përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti dhe Mithat Tola, drejtori i policisë rrugore në Shqipëri, u kanë bërë thirrje drejtuesve për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion, me qëllim të ruajtjes së jetës së qytetarëve.
Të dyja palët kanë deklaruar se kjo marrëveshje, përveç efektit direkt në ruajtjen e sigurisë rrugore dhe jetëve të qytetarëve që pushimet i kalojnë në Shqipëri, shërben edhe për këmbimin e përvojave të dy policive rrugore. Siç bënë të ditur zyra për komunikim e Policisë së Kosovës, patrullimet do të kryhen përmes 6 patrullave, 3 nga Kosova dhe 3 nga Shqipëria. Tri patrullat policore nga Kosova janë nisur në drejtim të Shqipërisë.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit