-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Policia zbulon masat për Shqipëri-Armeni

Më të lexuarat

Sipas një komunikate të publikuar nga zyra e shtypit të forcave blu, policia do të punojë për të evituar incidentet e mundshme, përpara, gjatë dhe pas takimit.
Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave që do të marrë për mbarëvajtjen e takimit të 29 Marsit mes Shqipërisë dhe Armenisë që do të luhet në “Elbasan Arena”. Sipas një komunikate të publikuar nga zyra e shtypit të forcave blu, policia do të punojë për të evituar incidentet e mundshme, përpara, gjatë dhe pas takimit që starton në orën 18:00. Sipas komunikatës, tifozët duhet të fillojnë hyrjen në stadium rreth 2 orë përpara ndeshjes, ndërsa fëmijët e mitur nuk do të lejohet të hyjnë pa bileta.
Akset nga stadiumi deri tek rruga “1 Maji” dhe Rruga e Pedagogjikes” do të jenë të bllokuara, ndërsa numri i policëve që do të marrin pjesë në organizimin e masave të sigurisë do të jetë 320. Pavarësisht masave që do të marrë policia e Elbasanit, në këtë sfidë nuk parashikohen trazira pasi edhe numri i tifozëve armenë të pranishëm në “Elbasan Arena” pritet të jetë mjaft i vogël.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit