1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Policia zbardhi detajet, ja si ka ndodhur vrasja mbrëmë në Çair të Shkupit

Më të lexuarat

Mbrëmë në ora 22.26 në Njësinë për informim dhe komandë është raportuar se në rrugën “Llazo Trpovski”, ka pasur të shtëna në rrugë dhe ka pasur persona të lënduar. Pas paraqitjes së ngjarjes, ekipet e policisë të SPB Shkup kanë dalë në vendngjarje, njofton Portalb.mk.

Sipas policisë,  është konstatuar se ngjarja ka ndodhur në orën 10:20 në afërsi të çajores “Dizeldorf”, ku Ismet Arifi (37) nga fshati Bllacë, Shkupi vdiq në vend ndërsa u plagos Qemal Lusjani (52) nga Shkupi.

“Para ngjarjes, I.A dhe Q.L. kanë qenë në çajoren “Dizeldorf”. Kur kanë dalë kanë hyrë në automjetin Passat, në pronësi të M.S, e cila ka qenë e parkuar në afërsi çajtores. I.A është ulur në vendin e shoferit, dhe Q.L. në vendin e pasagjerit. Pasi që kanë vozitur automjetin nga rruga “Lazar Trpovski” në drejtim të rrugës “Brigada e Dytë maqedonase” në anën e shoferit (tani i vdekur) personi N.N. duke përdorur armë zjarri ka shtënë disa herë në drejtim të automjetit. Kështu ai ka vrarë I.A ndërsa me një plumb ka qëlluar Q.L. në shpatullën e majtë dhe më pas është arratisur.

I plagosuri Q. L. u transferua në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.” njofton policia.

Inspektimi u krye SPB Shkup në praninë e prokurorit publik në detyrë. Në vendngjarje janë gjetur 11 gëzhoja të plumbave ndërsa automjeti me të cilën janë vozitur personat e lartpërmendur do të hetohet më tej. Nga i ndjeri janë marrë telefona celularë, veshja si dhe disa dëshmi tjera, ndërsa i është bërë edhe testi në duar me parafinë, njofton Portalb.mk.

Trupi i të ndjerit me urdhër të prokurorit publik detyrë dorëzuar për obduksion. Në bashkëpunim me Prokurorinë Publike, po ndërmerren masa për ta qartësuar plotësisht çështjen.

Policia nuk bën të njohur motivin e vrasjes por jozyrtarisht mësojmë se bëhet fjalë për incident mes dy bandave në lidhje me qërrim hesapesh për trafikim me drogë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit