10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Policia u jep ultimatum protestuesve para Rektoratit

Më të lexuarat

Policia e Kosovës u ka kërkuar aktivistëve të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, që deri në ora 11:30 ta lirojnë hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, në të kundërtën ata do të jenë të detyruar që të intervenojnë për t’i larguar studentët protestues.

Dhjetëra aktivistë të Lëvizjes “Studim, Kritikë, Veprim”, në mëngjesin e së hënës kanë bllokuar hyrjen e Rektoratit të Universitetit të Prishtinës. Studentët janë ulur pranë hyrjes së rektoratit dhe mbajnë në duar pankartat, si: “Shpallemi studentë”, “Bashkëpunim mbarëkombëtar”, “Edukimi, e drejtë universale”, “UP = Universitet Publik, jo privat” dhe thirrje të tjera.

E pranishme është edhe Policia e Kosovës, por deri me tani është vetëm duke e vëzhguar protestën, njofton KosovaPress.

Aktivistët e kësaj lëvizje nuk janë lejuar që të marrin pjesë në zgjedhjet studentore, për të cilin veprim kanë protestuar të mërkurën para Rektoratit të UP-së, gjatë të cilës protestë ka ndërhyrë Njësia Speciale Kosovës, duke arrestuar 20 studentë protestues.

Ndryshe, lëvizja “Studim Kritikë Veprim”, e ka quajtur ultimatumin politik dhe të paligjshëm, sepse sipas tyre, bie ndesh me ligjin për arsim të lartë, përkatësisht nenin 13 pikën 4 që thotë “Mjediset e bartësve të licencuar të arsimit të lartë gëzojnë paprekshmërinë nga organet e rendit publik, përveç rasteve të përcaktuara ndryshe me ligje të veçanta”. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit