Policia turke ka bastisur shtëpitë e dhjetëra ish-ushtarakëve, në kuadër të hetimeve të reja kundër ushtrisë.
Autoritetet thonë se janë lëshuar urdhër-arreste për disa të dyshuar, përfshirë gjeneralin e pensionuar, Çevik Bir, i cili thuhet të ketë bërë përpjekje për përmbysjen e qeverisë së kryeministrit Rexhep Taip Erdogan në vitin 1997.
Këtë muaj, Turqia ka vënë para gjyqit dy udhëheqës të vjetër të grusht-shtetit ushtarak më 1980.
Dhjetëra të dyshuar, përfshirë ushtarakë aktivë dhe të pensionuar, akademikë, gazetarë dhe avokatë, janë në gjyqe të ndara, për komplot të dyshuar për të rrëzuar qeverinë.
Raportet në mes të ushtrisë turke, e cila e sheh veten si mbrojtëse të sekularizmit në Turqi, dhe qeverisë së Erdoganit, bashkë me partinë e tij me rrënjë islamike, kanë qenë prej vitesh të tensionuara./koha/kohaislame