Vetëm gjatë këtij viti, antidroga e Policisë së Kosovës ka arritur të arrestoi gjithsej 339 persona për posedim, konsumim dhe shpërndarje të drogës.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës i kanë deklaruar Indeksonline se nga 450 të dyshuar që i ka identifikuar policia, prej tyre 339 kanë përfunduar në pranga ndaj të cilëve është përgatitur lënda për gjykatë.
Në raportin e policisë thuhet se vetëm në muajin mars janë kapur 110 persona të dyshuar. Sipas policisë antidrogë, për shtatë muaj janë realizuar gjithsej 103 operacione në mbarë territorin, ku janë shpartalluar gjithsej 37 grupe kriminale.
Policia kohët e fundit është duke realizuar një serë operacionesh në luftë të substancave narkotike. /Indeksonline/kohaislame