0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Policia sërish kap armë në dasma

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka bërë sërish konfiskimin e disa armëve dhe arrestimin e dy personave, për shkak të gjuajtjes me armë në ahengjet familjare.

Nga raporti i fundit, bëhet e ditur se në rrugën Gallapi Podujevë, me 27.07.2012, rreth orës 23 një person gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri në ajër. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me 5 gëzhoja të kal 7.62mm me nr serik 326736.

Policia njofton se i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti tjetër, sipas Policisë ka ndodhur në rrugën e Tivarit, në Prishtinë më datë 28.07.2012, edhe kjo gjuajtje është bërë rreth orës 23, ku është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një revole me gas, dy gëzhoja 9 mm si dhe një fishek i pa shkrepur. Në njoftimin e Policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit lirohet, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit