3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Policia në Gjilan konfiskon mbi 16 kg drogë në veturën me targa serbe

Më të lexuarat

Policia e Kosovës, më 13 shtator 2016, gjatë një kontrolli policor në një automjet, ka arritur që të identifikojë dhe të sekuestrojë një sasi të caktuar të substancës së dyshuar narkotike, si dhe kanë arrestuar një person, i cili dyshohet për veprën penale ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave, narkotike psikotrope dhe analoge’.

“Njësiti i stacionit policor të Gjilanit ka ndaluar veturën Mercedes me targa të Republikës së Serbisë, ku pas dyshimeve ka realizuar një kontroll në detaje të veturës dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në pjesën e përparme kanë gjetur dhe kanë sekuestruar 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me këtë rast është arrestuar shqiptari Kosovës me inicialet S. B., i lindur në vitin 1954.

Në këtë rast janë sekuestruar 16 paketime me substancë narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë, rreth 16.615 kilogramë, 370 euro, një veturë Mercedes dhe 4 telefona mobilë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit të dyshuarit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit