-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia largon lypësit

Më të lexuarat

Nisur nga shqetësimet e fundit që kanë zënë vend lidhur me numrin e madh të personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e kryeqendrës, stacionet policore të Prishtinës në bashkëpunim edhe me njësitin e komunitetit të rajonit të Prishtinës, qendrën për punë sociale, departamentet përkatëse komunale dhe kryqin e kuq në kuadër të punës së tyre për parandalimin e kësaj dukurie tani kanë filluar aksionin njëditorë për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë.
Gjatë këtij aksioni që zuri shtrirje në rrugën “Agim Ramadani” dhe Nëna Terezë” policia e komunitetit ka bërë identifikimin dhe shoqërimin në stacionet policore të 9 personave prej tyre 4 të ardhur nga Shqipëria.
Intervistimi i personave të shoqëruar në stacionet policore është bërë në prezencën e punëtoreve të qendrës për punë sociale dhe njësive të përmendura më lart të cilat gjithashtu kanë përfunduar procedurat përkatëse.
Në procedurë të shpejtë të gjithë të shoqëruarit janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje.
Masa e shqiptuar nga Gjykata për personat e ardhur nga Shqipëria ka qenë largim i menjëhershëm nga Kosova përderisa për shtetasit Kosovarë është shqiptuar masa e qortimit. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit