27 C
Pristina
Sunday, September 29, 2024

Policia kërkon 2 500 jelekë anti plumb, vlera e kontratës mbi 2 milionë euro

Më të lexuarat

Policia e Kosovës po kërkon t’i blejë mbi 2 500 copë jelekë anti plumb për nevoja të saj.
Njoftimi për tender është dhënë me 24 qershor të këtij viti, ndërsa brenda muajit korrik pritet të hapen edhe ofertat e para.
Vlera e parashikuar e kontratës është 2 milionë e 279 mijë e 760 euro, raporton Indeksonline.
Furnizimi me jelekë anti plumb të brendshëm dhe të jashtëm duhet të bëhet brenda 36 muajve pas marrjes së tenderit nga operatori ekonomik.
Sasia e përafërt e anti plumbit të brendshëm është 174 copë, kurse anti plumbi i jashtëm 2472 copë.
Policisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar i është anuluar tenderi nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) për furnizim me jelekë anti plumb dhe maska.
Gjykata e tenderëve kishte gjetur tri shkelje duke favorizuar një kompani në këtë procedurë të tenderimit./Indeksonline/

Image

Image

Image

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit