3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Policia japoneze arreston dy marinarë amerikanë

Më të lexuarat

Policia në Japoni ka arrestuar dy marinarë amerikanë nën dyshimet për përdhunimin e një gruaje japoneze në ishullin Okinava, duke shtuar edhe më tej tensionet rreth pranisë së trupave amerikane atje.

Tokioja thirri ambasadorin amerikan John Roos dhe i paraqiti një protestë zyrtare në lidhje me incidentin, i cili thuhet të ketë ndodhur të martën në ishullin kryesor të Okinavës.

Pas takimit me diplomatë të lartë japonez, ambasadori Roos tha se Uashingtoni është “thellësisht i shqetësuar” rreth incidentit dhe do të japë mbështjetje të plotë dhe të qartë për hetimin e ngjarjes.

“E kuptoj zemërimin që shumë njerëz ndjejnë për këtë incident. Nuk do të isha i sinqertë në se ju thosha se nuk e ndaj me ju këtë zemërim. Pa e paragjykuar këtë situatë konkrete, për ne është shumë e rëndësishme, ashtu siç kemi bërë edhe në të kaluarën që të punojnë për të fituar besimin e banorëve të Okinavës dhe popullit japonez në tërësi.

Shumë banorë të Okinavës, baza kryesore për ushtrinë amerikane në Japoni, janë të zemëruar me Uashingtonin pasi një avion i debatueshëm hybrid i tipit Osprey u dislokua në ishull, megjithë disa shqetësime të sigurisë.

Banorët janë ankuar gjithashtu rreth incidenteve të tjera që përfshijnë trupat amerikane. Incidenti më i rëndë ishte në vitin 1995, kur një vajzë japoneze u përdhunua nga tre ushtarë amerikanë, duke çuar në protesta masive nga banorët.

Shumë okinavas kërkojnë që Japonia të strehojë pjesën më të madhe të 47 mijë trupave amerikane. Ishulli ka tani gjysmën e kësaj shifre.voa/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit