Besimtarët kryen lutjen e mbrëmjes kur policia intervenoi në njërën nga hyrjet e xhamisë, që është eskalimi i fundit i dhunës që kur autoritetet izraelite vendosën masat e reja të sigurisë
JERUSALEM (AA) – Së paku 13 palestinezë janë lënduar të martën mbrëma kur policia palestineze qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës ndaj besimtarëve në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, njoftoi Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Besimtarët kryen lutjen e mbrëmjes kur policia intervenoi në njërën nga hyrjet e xhamisë, që është eskalimi i fundit i dhunës që kur autoritetet izraelite vendosën masat e reja të sigurisë në këtë vend vend të shenjtë për muslimanët.
Kriza eskaloi javën e kaluar kur policët izraelitë vranë tre palestinezë para dhe brenda kompleksit Al-Aksa, ndërsa gjithçka rezultoi me një rrëmujë të përgjithshme në të cilën u lënduan më shumë persona, në mesin e të cilëve edhe dy policë izraelitë të cilët ndërruan jetë rrugës për në spital. Policia izraelite më pas urdhëroi mbylljen e kompleksit Al-Aksa.
Banorët lokalë muslimanë në kompleksin Al-Aksa nuk kanë mundur të hyjnë nga e premtja deri të hënën, ndërsa forcat izraelite të dielën edhe në hyrjet e kompleksit vendosën pika shtesë kontrolluese me detektorë për metalë. Palestinezët lokalë protestonin për këtë dhe refuzuan të hyjnë në kompleksin, ndërsa namazet i kryenin para tij.
Pas kritikave dhe trysnisë ndërkombëtare, autoritetet izraelite të hënën mbrëma vendosën të heqin detektorët e metalit në hyrjet e xhamisë Al-Aksa.
Në njoftimin e këshillit izraelit të sigurisë theksohet se detektorët e metalit do të zëvenedësohen me teknologji të avancuar, gjegjësisht me masa tjera avancuese.