4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia ishte sulmuar në Kodrën e Trimave

Më të lexuarat

Përplasja e bandave dhe aksioni i Policisë për ti ndalur ata në Kodrën Trimave në Prishtinë kishin në paraskenën të shumë-kërkuarin e Policisë, Enver Sekiraqa.

Një dëshmitar ka pohuar për Indeksonline se anëtarë të grupit të Sekiraqës kanë shtënë mbi Policinë. Deri te ky veprim i tyre kundër forcave të rendit ka ardhur pasi që ata po dyshonin se aksioni policor ishte organizuar enkas për të arrestuar Enever Sekiraqën.
Pas sulmit që kishte bërë grupi i Sekiraqës mbi Policinë, kjo e fundit është tërhequr për t’ia lënë vendin njësive speciale-ROSU, bëjnë të ditur dëshmitar për Indeksonline.
Ndryshe, të enjten në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet pati ndodhur plagosja e një kalimtari. Policia e Kosovës pat bërë të ditur se dy grupe janë gjuajtur mes vete dhe me këtë rast është plagosur një kalimtari i rastit, I.G. (1947).
Po ashtu u bë e ditur se është arrestuar H.J. dhe policia është në kërkim të personave të tjerë. Indeksonline kishte raportuar se njëri prej të përfshirëve në këtë përleshje është Naser Sekiraqa, vëllai i Enver Sekiraqës./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit