1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia identifikon 58 fëmijë lëmoshë-kërkues, 21 nga Kosova e 37 nga Shqipëria

Më të lexuarat

Policia e Kosovës , ka njoftuar se gjatë zbatimit të planit operativ të emëruar “Identifikimi i fëmijëve në situatë rrugë si viktima të mundshme të trafikimit”, i cili është implementuar në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, ka identifikuar 58 fëmijë lëmoshë-kërkues.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se 21 prej fëmijëve të identifikuar janë shtetas të Kosovës dhe 37 shtetas të Shqipërisë.

Gjithashtu në njoftim bëhet e ditur se janë identifikuar edhe 42 lëmoshë-kërkues të rritur, 6 nga Kosova dhe 36 nga Shqipëria.

Policia njofton se janë ngritur edhe 8 kallëzime penale ndaj 8 personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 243 sipas Kodit Penal të RKS-së.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, në veçanti luftën kundër abuzimit me fëmijë, ka përpiluar një plan operativ të emëruar “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit ” i cili plan u implementua në qershor 2019 dhe është zbatuar në gjithë territorin e Kosovës, nga të gjitha njësitë e drejtorisë kompetente policore dhe akterët tjerë relevantë, si: prokuroritë në rajonet përkatëse, qendrat për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, njësitë e migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të Policisë Kufitare (DRP-ve Kufitare), Stacionet Policore etj.

Gjatë zbatimit të këtij plani operativ ka rezultuar me:

• identifikimin e 58 fëmijëve lëmoshë-kërkues, prej tyre 21 shtetas kosovarë dhe 37 shtetas shqiptarë
• identifikimin e 42 lëmoshë-kërkuesve të rritur, prej tyre 6 shtetas kosovarë dhe 36 shtetas shqiptarë
• janë ngritur kallëzime penale ndaj 8 personave të dyshuar për veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, neni 243 sipas Kodit Penal të RKS-së

Të gjithë fëmijët lëmoshë-kërkues kanë qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente. Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve lëmoshë-kërkues u është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshëkërkuesve dhe janë marrë në pyetje familjarët e tyre, me qëllim të identifikimit të viktimave potenciale të trafikimit me njerëz.
Gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar asnjë viktimë e trafikimit.

Fëmijët të cilët nuk kanë rezultuar viktima të trafikimit me njerëz janë ndërmarrë këto masa si më poshtë:

1. Është konsultuar prokurori përkatës, janë iniciuar 8 raste ‘keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’ sipas nenit 243 të Kodit Penal të Kosovës dhe janë dorëzuar kallëzime penale kundër 8 të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë-kërkues, ndërsa janë identifikuar 21 fëmijë si viktima të kësaj vepre penale,
2. Të gjithë fëmijët e hasur duke kërkuar lëmoshë (58) janë referuar në (qendrat për punë sociale (QPS) përkatëse.
3. Pas trajtimit të rasteve veç e veç dhe verifikimit të rrethanave, në konsultim me Prokurorinë dhe QPS-të përkatëse, shtetasit e Shqipërisë janë referuar në drejtorinë përkatëse (DMH) për trajtim të mëtutjeshëm sipas kompetencave”./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit