3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia heton vrasjen e Dino Asanajt

Më të lexuarat

Prishtinë, 14 qershor – (E plotësuar) Sipas informatës zyrtare të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 12:20, PK-ja ka pranuar një informacion përmes linjës emergjente se në Fshatin Ndërkombëtarë në lagjen e Hajvalisë është raportuar për një rast vrasje në tentativë ndaj shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit .
Personi i lënduar është transportuar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Me të pranuar informatën njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme policore me qëllim të zbardhjes së rrethanave të këtij rasti.
Në ndërkohë nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë policia ka pranuar informacionin se rreth orës 14:30 viktima i këtij rasti ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga ky incident.
Bazuar në hetimet preliminare policore incidenti ka ndodhur në zyrën që posedonte viktima në këtë lagje dhe mjeti i kryerjes së vrasjes dyshohet të jetë një armë e ftohtë – thikë.
Njësiti i forensikës nga Drejtoria rajonale e Prishtinës është duke proceduar akoma këqyrjen e vendit të ngjarjes në lokacionin ku ka ndodhur vrasja.
Ekipet e hetuesve në vendin e ngjarjes janë në proces të grumbullimit të informacioneve që janë të nevojshme për procesin hetimor dhe zbardhjen e rrethanave rreth këtij rasti të vrasjes.
Procesi hetimor nga niveli i Drejtorisë rajonale tani ka kaluar tek Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda, në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme
Prishtinë, 14 qershor – Sa po u njoftua se Dino Asanaj ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes së mjekëve, në QKUK, pas plagëve që mori.
Policia konfirmon therjen e Dino Asanajt
Prishtinë, 14 qershor – 14:30 – (E Plotësuar) Policia ia ka konfirmuar KTV-së se pak çaste më parë, në zyrën e tij private, në Fshatin ndërkombëtare Amerikan është therur me thikë Dino Asanaj, drejtor i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Bëhet e ditur se ai ka marrë plagë të rënda në fyt dhe afër zemrës.
Asanaj i është nënshtruar një operacioni kirurgjik në QKUK. Po ashtu pohohet se jeta e tij është në rrezik.
Prishtinë, 14 qershor – Mjekët e QKUK-së në Prishtinë po bëjnë përpjekje për t’ia shpëtuar jetën shefit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Dino Asanaj, i cili u ther me thikë në zyrën e tij, në kryeqytet. Lajmin ia konfirmuan “Kohës Ditore” mjekët në klinikën përkatëse të institucionit më të lartë shëndetësor të Kosovës, QKUK.
Merret vesh se Dino Asanj ka marrë shtatë plagë nga thika, në Fshatin Amerikan.
Policia nuk e ka konfirmuar lajmin, por as nuk e ka mohuar.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit