2.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Policia heton donacionin austriak për Kryqin e Kuq

Më të lexuarat

Udhëheqësit e Kryqit të Kuq në Komunën e Shtimes po akuzohen se keqpërdorën donacionin e karrocave për persona me aftësi të kufizuar, i cili ditë më parë ka arritur nga Kryqi i Kuq i Austrisë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë donacion me gjithsej 50 karroca, dedikuar për personat nevojtarë të Shtimes, e ka përfituar pronari i një biznesi në Shtime, Behadin Rexhepi, i cili ka paguar transportin e tyre në vlerë prej 600 eurosh.

Sipas tij, Kryqi i Kuq i Shtimes e ka keqpërdorur donacionin përderisa karrocat nuk i ka shpërndarë në Shtime, por ia ka dërguar Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

“Ato karroca i kam përfituar nga Kryqi i Kuq i Austrisë për personat nevojtarë të Komunës së Shtimes përderisa isha në një vizitë në Vjenë. Procesin e kemi iniciuar me dokumente të Kryqit të Kuq për t’u liruar nga pagesa doganore në Kosovë, mirëpo pas 10 dite pasi që karrocat kishin arritur në Shtime, menaxheri i Kryqit të Kuq në Shtime, Nazmi Shahini, më ka njoftuar se ato ua kishte dërguar SHSKUK-së. Kjo është e padrejtë, sepse ato karroca nuk mund t’u dërgohen institucioneve publike përderisa ishin të dedikuara për shtimjanët”, ka akuzuar Rexhepi.

Ndërkaq, Enver Abdyli, komandant i Stacionit të Policisë në Shtime, ka deklaruar se është hapur një lëndë për dyshimet se ishte shpërdoruar donacioni i karrocave nga Kryqi i Kuq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit