-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të raportojnë rastet e fajdeve

Më të lexuarat

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese, është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave strategjike, në luftimin dhe zbulimin e të gjitha veprimtarive kriminale, duke përfshirë edhe veprat penale të fajdesë e detyrimit.

Sipas PK-së Veprat penale (VP) ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’ kryhen për përfitime materiale, ku fajde-dhënësit iu japin para të gatshme personave të ndryshëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar të tyre në kuptimin material dhe të gjykimit të gabuar të situatës materiale.

PK ka bërë të ditur se bazuar në mandatin e saj ligjor, mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë, dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret është hartuar plani operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit”.

Qëllimi i këtij plani  sipas Policisë është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me VP të fajdesë dhe detyrimit.

“Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm. Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues.

Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde & detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktojnë Policinë e Kosovës në tel: 192, 038 550 999, 0800 19999, ku i sigurojmë se të gjitha informacionet e tyre do të trajtohen me seriozitet”, thuhet në komunikatën e Policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit