8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Policia e Kosovës: Nuk jemi të rrezikuar nga terrorizmi

Më të lexuarat

Kërcënimet e kosovarit, i cili i është bashkuar grupit “ISIS”, dhënë përmes një videoje të transmetuar edhe në mediat tona, sipas institucioneve të sigurisë në vend nuk paraqet ndonjë rrezik.
Bazuar në misionin dhe kompetencat që ka, Policia e Kosovës në vazhdimësi bën vlerësime të rreziqeve të mundshme të sigurisë në vend dhe në këtë kuadër edhe vlerësime për rreziqet që mund të vijnë nga terrorizmi apo grupet terroriste, ka deklaruar për “Zërin”, zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
 
“Policia e Kosovës vlerëson se tani për tani nuk paraqitet ndonjë rrezik i lartë nga terrorizmi në Republikën e Kosovës. Megjithatë, Kosova nuk mund të jetë imune sikurse nuk janë edhe shtetet më të zhvilluara në Evropë e më gjerë”, ka theksuar ai.
 
Zëdhënësi Hoxha ka theksuar se Policia e Kosovës bazuar në normat juridike në vendin tonë dhe sipas Strategjisë Nacionale Kundër Terrorizmit dhe planit të veprimit, monitoron çdo aktivitet të personave fizikë dhe juridikë për të cilët siguron informata se mund të paraqesin rrezik për rendin kushtetues në të ardhmen apo mund të kryejnë ndonjë vepër penale.
 
“E gjithë kjo bëhet me qëllim të parandalimit dhe zbulimit të ndonjë vepre penale të mundshme, duke përfshirë veprat e terrorizmit dhe ekstremizmit fetar”, ka thënë ai. /Zëri/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit