1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Policia e Kosovës në vit konfiskon 1500 armë pa leje

Më të lexuarat

Policia e Kosovës konfiskon brenda një viti rreth 1,500 armë të paligjshme nga duart e qytetarëve të Kosovës, sipas të dhënave që ka Programi i Kombeve të Bashkuara për Veprim, i krijuar për të parandaluar dhe çrrënjosur tregtinë e paligjshme të armëve të vogla dhe të lehta.

Të dhënat e fundit për armatimin e paligjshëm datojnë në vitin 2006, bazuar në një sondazh që është kryer nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Sipas këtij sondazhi, që ka të bëjë me perceptimet e qytetarëve mbi këtë çështje, numri i armëve të paligjshme kishte arritur në 317,000. Që prej atëherë e deri më sot, rreth 37, 000 armë janë legalizuar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu tha për Radion Evropa e Lirë, se në baza ditore Policia e Kosovës konfiskon armë të cilat konsiderohen se janë ilegale.

“Përmes planeve policore të veçanta, ose punëve të përditshme policore, konfiskojmë sa herë që hasim armë në mënyrë të paligjshme në duart e qytetarëve, por nuk kemi një shifër të saktë”, tha Sadriu.
Nga posedimi dhe përdorimi i atyre armëve thuhet se kanë humbur jetën shumë persona.
Polica e Kosovës thotë se edhe gjatë këtij viti janë konfiskuar armë ilegale në pjesë të ndryshme të territorit të vendit.
“Në vitin 2012 kemi pasur 1,480 armë që janë konfiskuar që kanë qenë ilegalisht në posedim të disa personave, prej tyre numri më i madhe ka qenë revole. Kurse deri më tash, në ketë vit, kemi pasur 404 raste”, tha Sadriu.
Programi për Veprim, UNDP-së, ka nisur që në vitin 2007 me iniciativa për grumbullimin e armatimit të paligjshëm, projekte këto që do të vazhdojnë deri në vitin 2017.
Nga ana tjetër, frika, mosbesimi tek institucionet si dhe disa çështje të tjera konsiderohen si arsyet pse qytetarët e Kosovës mbajnë armë në mënyrë të paligjshme.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, konsideron se armët ilegale kryesisht mbahen për vetëmbrojtje.
“Një numër i madh i kosovarëve, posaçërisht shqiptarëve mbajnë ende armë pa leje. Unë mendoj se një prej arsyeve është jo vetëm tradicionalisht shqiptaret kanë mbajtur armë pa leje dhe në kohërat kur ka qenë mjaft më me rrezik se sa tani”.
“Përveç asaj vetisë ose atij elementit tradicionalist që shqiptaret kanë qenë të prirë të mbajnë armë, është edhe fakti se ende qytetari kosovar nuk e ndjen veten të sigurt”, tha Maloku.
Maloku konsideron se për eliminimin e kësaj dukurie duhet një aktivitet i gjithanshëm nga shoqëria, sociologët psikologët por edhe politika.
“Duhet të gjithë bashkë, nuk është kjo punë e pozitës ose opozitës, as kundërshtimeve politike – janë mekanizmat e sigurisë që ne duhet t’i ngrehim edhe duhet qytetarëve të Kosovës të ju garantohet siguri që ata të mos kenë nevojë të vetëmbrohen”, deklaroi Maloku.
Nga posedimi dhe përdorimi i armëve, thuhet se kanë humbur jetën shumë persona.
Në Prishtinë, qytetarët shprehin mendime të ndryshme sa i përket dukurisë së armëmbajtjes.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit