E mban mjekrën e gjatë e pantallonat e shkurtër, mirëpo Genc Selimi nga Bresalci i Gjilanit nuk ka qenë asnjëherë në Siri dhe si i tillë nuk ka marrë pjesë në luftën e atjeshme.
Të vetmen rrugë jashtë Kosovës, Genc Selimi e ka bërë deri në Stamboll ngase po synonte të studionte në Egjipt.
Kështu së paku thotë për gazetën “Zëri” babai i tij, Hysriu. Djali i tij i vetëm është arrestuar të martën e javës së kaluar në Prishtinë nën dyshimin se bashkë me pesë persona të tjerë, të cilët po ashtu janë arrestuar, po përgatisnin një sulm terrorist, duke kryer kështu veprën penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Republikën e Kosovës.
Djali 19 vjeç nga Bresalci, për babanë e tij, nuk është terrorist, ani pse ditën e arrestimit në Prishtinë ai i ishin gjetur armë, përkatësisht me snajper dhe fishekë.
Ai dhe shokët e tij ishin arrestuar pas nëntë muajsh përgjime nga policia, ku policia gjoja “për të vërtetuar dyshimin” e kishin simuluar një rast, ku policia kishin rënë në kontakt me të dyshuarit të cilëve edhe iu falur armë dhe ju kanë shitur.
Babai i Gencit shtron pyetjen se ku i mori paratë djali i tij për të blerë armët, kur e di se djali i tij ka punuar argat në ndërtim dhe si i tillë është paguar dhjetë euro në ditë.
Si duket Qeveria e Kosovës dhe Institucionet e Sigurisë në Kosovë për të mbuluar dështimet totale në adresimin e krimit të organizuar ku çdo ditë e më shumë po vërtetohet përfshirja e qeveritarëve, gjykatësve, prokurorëve, Policisë së Kosovës dhe vet AKI-së, gjithashtu përpjekja për të zhvendosur opinionin nga humbja në zgjedhjet lokale e partive historikisht të inkriminuara, monton me çdo kusht raste mediatike ku “krimet e montuara” i lidhin me viktima të të rinjve me prapavijë islame.