1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Policia blindon Tiranën për vizitën kryeministrit serb

Më të lexuarat

Ardhja e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç ka bërë që policia të marrë masa të rrepta sigurie. Për këtë arsye, ajo ka njoftuar se në Tiranë do të bllokohet qarkullimi në disa rrugë
 
“Më datë 27­28 Maj 2015, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si dhe garantimin e sigurisë për zhvillimin e samitit si edhe të vizitës së Kryeministri të Serbisë janë ndërrmarë këto masa për bllokimin e disa segmenteve rrugore . 
 
Sa sipër, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore : 
 
Duke filluar nga ora 10.40 datë 27­28.Maj.2015, do të ketë kufizim deri në bllokim lëvizje në hyrje të autostradës. Segmentet rrugore ku nuk do të lejohet parkimi i mjeteve janë: nga “Ura e Elbasanit” , bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Gjergj Fishta”, ekspozita “Shqipëria Sot”, ura “Vasil Shanto”, pallati me Shigjeta, “Unaza e Re” në drejtim të sheshit “Shqiponja”. 
 
Gjithashtu nuk do të lejohet asnjë parkim duke filluar nga ora 23:59 e datës 26 Maj 2015 në akset rrugore si më poshtë vijon :
 
Nga rruga e “Rinasit”, në “Qaf Kashar”, sheshi “Shqiponja”, rruga “Dritan Hoxha” në të dyja senset (hyrje­dalje), rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ismail Qemali”(nga radiotelevizioni në drejtim të liceut), rruga e Elbasanit deri te pallati i “Brigadave”
 
Nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në rrugën “Ismail Qemali” dhe “Donika Kastrioti” Këshillohen qytetarët të evitojnë lëvizjen me mjete në këto rrugë, ose të përdorin rrugën e vjetër Ndroq. Kërkojmë mirëkuptimin e medias dhe ndihmën e saj në sensibilizimin e komunitetit. 
 
Ndalohet qarkullimi i pjesshë dhe i përkohshëm të gjitha kategorive të mjeteve në këto segmente rrugore nga ora 1040 deri në përfundim të aktivitetit”, thuhet në një deklaratë të policisë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit