-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Polici kanibal, planifikoi t’i ziente femrat

Më të lexuarat

Policia e New York-ut ka arrestuar të mërkurën një polic, për të cilin dyshohet se kishte planifikuar të kidnaponte dhjetëra gra, të cilat njëherë do t’i dhunonte, kurse pastaj do t’i ziente dhe do t’i hante, kanë njoftuar autoritet amerikane.

Polici Gilberto Valle, i cili u arrestua të mërkurën në shtëpinë e tij, akuzohet se së bashku me një mashkull tjetër kishte planifikuar të realizonte planin monstruoz të kanibalizmit.

“Detajet e akuzës nuk është e nevojshme të bëhen publike. Deklaratat e policit Valle flasin mjaft, ato janë shokuese”, ka thënë Meri Galigen, drejtor i FBI-së.

Policia federale Amerikane kishte zbuluar planet e policit Valle qysh në shtator të këtij viti.

Pasi i është bërë një kontrollim detaj kompjuterit të policit, hetuesit kanë gjetur të ruajtura shënimet qindra femrave me fotografitë e tyre, emrat dhe mbiemrat dhe detaje të tjera, siç janë adresat e shtëpive të tyre dhe përshkrimi i pamjes së femrave.

Polici Valle kishte hartuar listën e tij në bazë të dokumenteve zyrtare.

Në njërën nga dosjet e zbuluar në kompjuter shkruante: “Kidnapim dhe zierje (viktima 1): Drafti”.

Polici – kanibal akuzohet se ka kërkuar metodat për “paaftësimin dhe drogimin e femrave” dhe se kishte bërë “marrëveshje me së paku një person lidhur me kidnapimin e femrave në këmbim për para “.

Gjatë një bisede përmes internetit, bashkëpjesëmarrësi i përmendur, i cili nuk është identifikuar, kishte pyetur se sa ishte e madhe furra, kurse polici ishte përgjigjur: “Mjaft e madhe për ta zënë njërën nga vajzat, me këmbë të mbledhura “.

Dy kanibalët, madje kishin shqyrtuar mundësinë e pjekjes së viktimave të tyre në hell.

Policia ka thënë se fatmirësisht asnjëra nga femrat nuk ka pësuar, por se Valle sipas të gjitha gjasave është takuar me njërën nga viktimat potenciale në një restorant. /Tg/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit