1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Polici i vrarë ishte dëshmitar i Hagës

Më të lexuarat

U tha se e vrau gruaja. Madje si motiv u përmend tradhtia që Bajrush Rexhaj, polic nga Shtimja, e pësoi këtë.
Nëse është kështu, do të merret vesh pas një gjykimi, por “Indeksonline” zbulon fakte të reja lidhur me këtë polic kosovar.

Ai ishte edhe dëshmitar i Tribunalit kundër Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi – Tribunalit të Hagës, në hetimet e tyre kundër ish-Komandant “Çelikut”, tash deputet i PDK-s, Fatmir Limaj.

“Indeksonline” ka siguruar dëshminë e policit Rexhaj, një dëshmi e koduar me numrin “L0113176”, e cila ka mbi 240 faqe.

Në këtë dëshmi, polici, tashmë i ndjerë Bajrush Rexhaj, “Rrushi”, po u tregonte hetuesve të Hagës, në rastin Limaj dhe të tjerët, se si është “njoftuar” për herë të parë me UÇK-në.

Rexhaj rrëfen para hetuesve të Hagës se si kishte punuar si polic edhe në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’83-‘90, kur edhe ishte larguar me dhunë nga puna.

Ai ka treguar se me 28 korrik të vitit 1998, është marrë me një veturë nga pjesëtarë të UÇK-së dhe është dërguar në një shtëpi në Llapushnik, që sipas tij njihej si kamp i UÇK-së.

Mirëpo, këtë gjë ai kishte thënë se e ka bërë vullnetarisht dhe nuk ishte detyruar nga askush.

Bajrush Rexhaj, i ishte bashkangjitur radhëve të UÇK-së në korrik të vitin 1998, dhe kishte nofkën “Rrushi”.

I pyetur nëse kishte dëgjuar se kishte një burg në Kleçkë dhe se a e njihte komandant “Çelikun”, “Rrushi” kishte thënë se asnjëherë nuk e ka takuar komandant “Çelikun” dhe se për të gjitha këto kishte dëgjuar nga mediat.

“Për burgun në Llapushnik kam dëgjuar vetëm prej mediave serbe, të cilat raportonin se aty terroristët shqiptarë kanë vrarë disa serbë, se kanë vra edhe shqiptarë që kanë qenë bashkëpunëtorë”, kishte dëshmuar Bajrush Rexhaj.

Ai thotë se në atë shtëpi në Llapushnik kishte qëndruar 6 ditë. Ndërsa, ka treguar se kishte dëgjuar se një bashkëfshatar i tij, Hetem Rexhaj, ishte marrë nga UÇK-ja se kinse familja e tij kishte bashkëpunim me shërbimin sekret serb dhe më vonë ishte gjetur kufoma e tij.

Ndër të tjera ai ka treguar edhe për kohën sa ishte ushtar i UÇK-së, se si ishte bërë komandant me 25 tetor 1998 për t’i ushtruar ushtarët xhudo në Zonën e Nerodimes, Brigada “161”, ku komandant ishte Shukri Buja.

Fundjavën e kaluar, Bajrush Rexhaj, pjesëtar i Policisë së Kosovës, ka vdekur nga plagët e marra me armë zjarri. Në të dyshohet se ka qëlluar gruaja e tij, e cila është arrestuar nga Policia. Kurse, motiv i vrasjes dyshohet të jetë xhelozia, pasi që gruaja kishte mësuar se burri i saj kishte një aferë dashurie me një kolege të tij. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit