Ish-milici dhe agjenti i MUP-it të Serbisë, i papërshtatshëm për Policinë e Kosovës, 15 vjet pas luftës
Nga verifikimi që Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, është duke i bërë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ish-milici serb, tani polic i Kosovës, Fadil Suloviqi nuk ka kaluar në verifikim.
Ish-milici dhe agjenti i MUP-it serb është i pa përshtatshëm për të punuar në Policinë e Kosovës. Ai pritet të largohet shumë shpjet nga posti i tij, nëse për këtë pajtohet Beogradi dhe EULEX-i. Ky milic-polic, aktualisht punon në sektorin e antiterrorizmit si hetues. Ai disa herë ishte i suspenduar nga Policia e Kosovës, por vazhdimisht ishte kthyer në detyrë me ndihmën e ndërkombëtareve.
Suloviqi ka qenë kuadër kyç i Serbisë për shkatërrimin e njësisë ilegale të Policisë së Kosovës në vitet e 90-ta. Ai në atë kohë kishte intervistuar dhe keqtrajtuar disa nga ilegalët, dhe shumë nga ta ishin arrestuar nga Policia e sigurimit të Serbisë në Kosovë. Syleviqi, gjatë luftës iu kishte bashkuar UÇK-së dhe kishte raportuar për Serbinë, duke pasur mbështetje të një segmenti organizativ gjatë luftës, edhe pse dihej botërisht aktiviteti i tij antishqiptar.