-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policët e arrestuar arrijnë në Kosovë

Më të lexuarat

Dy policët kosovarë të cilët u arrestuan të shtunën nga xhandameria serbe në zonën në afërsi të pikës kufitare në Merdarë i janë dorëzuar misonit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, ndërsa tashmë kanë arritur në Kosovë.

Lajmin ia konfirmoi Radios Evropa e Lirë,zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton, i cili bëri të ditur se transportimi i tyre, është bërë nga qyteti i Prokuples, për në territorin e Kosovës.
Ai tha se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por përjashtoi mundësinë që raporti final të jetë publik. Hauton nuk dha as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë.
Lirimin e policëve të arrestuar fillimisht e ka konfirmuar ministri punëve të brendshme të Republikës së Kosovës, Bajram Rexhepi.
“Janë liruar dhe u janë dorëzuar EULEX-it”, tha Rexhepi.
Autoritetet serbe kishin thënë se policët janë arrestuar, meqë kanë shkelur marrëveshjen e Kumanovës.
KFOR-i, i cili gjithashtu po vazhdon hetimet për rrethanat e arrestimit të policëve, sipas Rexhepit, do t’i bëjë të ditura të gjitha detajet në një raport zyrtar./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit