8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Polemika e ujkut me gomarin

Më të lexuarat

•Thuhet se:
“Një ditë, një ujk kishte bërë polemikë me një gomar se çfarë ngjyre ka pema.
Ujku thoshte se pema ka ngjyrë të gjelbër, ndërsa gomari thoshte se pema ka ngjyrë të verdhë. Aç shumë polemizuan në mes vete saqë vendosën që për këtë çështje të gjykoj mbreti i xhunglës. Me fillimin e seancës së gjykimit, dy palët filluan të shpalosnin argumentet e tyre. Në fund, të gjithë të pranishmit, pritnin në heshtje vendimin e mbretit. Mbreti u ngrit, filloi të lexoi vendimin e tij, në të cilin thoshte:
“Ujku dënohet me një muaj burgim, kurse gomari, do të jetë i lirë.”
Ujku refuzoi gjykimin dhe i habitur pyeti mbretin e xhunglës:
“Mbret, a nuk është ngjyra e pemës e gjelbër?!”
“Po, është!” – ia ktheu mbreti.
“Po atëherë, përse më dënove një muaj burgim kur mendimi im ishte i drejtë?!”- pyeti përsëri ujku.
“Të dënova sepse kishe zgjedhur gomarin për këtë polemikë, të dënova që të mësosh se nuk është në rregull të polemizosh me atë që nuk di, nuk kupton, sikurse në këtë çështje!”
Përkthim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit