Kompania Polaroid prezantoi një kompjuter tabletë 7-polësh të bazuar në teknologjinë Android 4.0, që është projektuar për fëmijë të vegjël. Pajisja përshkruhet në një deklaratë për shtyp në faqen e Internetit të kompanisë.
Nga pajisjet “për të rritur” kompjuteri i ri tabletë do të dallohet për mbrojtjen e veçantë të korpusit (në konturet, kornizën e pajisjes janë vendosur shtresa gome), praninë e “kontrollit prindëror” (i cili do të mbrojë fëmijën nga qasjet në përmbajtje të padëshiruara të faqeve të Internetit) si dhe një gamë e gjerë e aplikacioneve, lojrave “për fëmijë”.
Kompjuteri tabletë ka dalë tashmë në shitje. Në dyqanin online në faqen e Internetit të Polaroid ai kushton 149,99 US $.